AAK-ja: Të ndalen mashtrimet, qeveria ta shfuqizojë vendimin për rritjen e tatimit në pronë
29 janar 2023
| 13:30
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar që të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.
Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare, AAK-ja ka thënë se propozimi për faljen e tatimit në pronë për 100 euro përveç që është mashtrim, është edhe antiligjore.
“Kjo nismë është antiligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë”, është thënë në reagimin e AAK-së.