AAK-ja zyrtarizon kandidaturën për kryetarë të Lipjanit

03 korrik 2021 | 13:22

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar Bashkim Budakovën për kryetar të Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se me Budakovën qytetarët e Lipjanit e kanë mundësinë që të rikthejnë normalitetin në komunë.

“Qytetarët e Lipjanit, kanë rastin që me zgjedhjen e Bashkim Budakovës në krye të komunës, ta kenë një kryetar që do e kthejë normalitetin e qeverisjes në komunë duke shërbyer vetëm për interesat e tyre. Kjo do të ishte histori e re suksesi për ta”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Aleanca është përcaktuar për program zhvillimor dhe kandidatë të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.

Kandidati ynë për kryetar të komunës së Lipjanit, do të jetë profesori i nderuar Bashkim Budakova.

Biolog me profesion, ai u përkushtua në arsim e gjithashtu ishte afër kërkesave e problemeve të qytetarëve në cilësinë e përfaqësuesit të tyre në Kuvendin Komunal.

Bashkimi në Lipjan njihet si njeri i dashur dhe i ndershëm, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën, pika kryesore e së cilës është bashkëqeverisja me qytetarët për më shumë punësim e zhvillim.

Qytetarët e Lipjanit, kanë rastin që me zgjedhjen e Bashkim Budakovës në krye të komunës, ta kenë një kryetar që do e kthejë normalitetin e qeverisjes në komunë duke shërbyer vetëm për interesat e tyre. Kjo do të ishte histori e re suksesi për ta.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi në prezantimin e…