AAK: Kryeministri Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e kryesuesve dhe anëtarëve të bordeve të KRU-ve

25 nëntor 2024 | 14:41

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka thënë se shumica e bordeve të emëruara në Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Kosovë kanë dështuar të jenë profesionale dhe shpesh janë përbërë nga individë pa përvojë të mjaftueshme në menaxhimin e sektorit të ujit.

Përmes një komunikate për media, Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore i AAK-së ka thënë se faktori që ka ndikuar në këtë situatë, është roli i qeverisë e veçmas i kryeministrit Kurti.

“Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë situatë është roli i qeverisë, veçanërisht i Kryeministrit Albin Kurti. Pavarësisht premtimeve të përsëritura për përmirësimin e gjendjes në sektorin e ujit përmes instalimit të bordeve profesionale, këto premtime nuk janë materializuar sipas pritshmërive. Në të vërtetë, përzgjedhja e kryesuesve dhe anëtarëve të bordeve shpesh është bërë pa ndjekur një proces transparent dhe të bazuar në merita profesionale”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen 257 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është…