AAK: Me 11 milionë euro për rrymën, Qeveria po shantazhohet nga serbët e veriut

28 prill 2021 | 18:28

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj propozimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me pagimin e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Në reagimin e AAK-së thuhet se 11 milionë euro është shuma të cilën duhet ta paguajnë shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për një pakicë e cila vet dhe në bashkëpunim me Serbinë, sfidon institucionet tona

“Ky është propozimi, i cili kaloi sot nga deputetët e VV-së në komisionin përkatës”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se është e habitshme, që pas arritjes së pavarësimit energjetik, qeveria e Kosovës të bie në shantazh të serbëve të veriut.

“Përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet me djersën dhe kontributin e shumicës prej nesh, nga ky veprim, kemi një zinxhir të dëmeve të tjera”.

Lexo po ashtu:

Deputetët e LV-së votuan që Kosova ta paguajë rrymën 11 milionë euro për serbët në veri

Sipas AAK-së me këtë, “Kuvendi pajtohet që Republika e Kosovës, nuk ka potencial të jetë vend jo diskriminues e shtet i së drejtës dhe është shtet që inkurajon shkelësit e ligjit, ta keqpërdorin rrymën, duke e shfrytëzuar jo racionalisht dhe madje duke e shfrytëzuar me qëllime të dëmtimit të kapacitetit energjetik të vendit”.

AAK thotë se “kjo pastaj rezulton edhe me blerjen e energjisë, kur ajo nuk mjafton, duke ndikuar në rritjen e kostos”. “Në momentin kur kemi procesin e Brukselit, kjo dëshmon që qeveria nuk ka kapacitet të zbatojë ligjin efektivisht në tërë territorin e Kosovës, e as të vazhdojë integrimin e pjesës veriore të saj. Ky është zhvillim i tmerrshëm, në një kohë pandemie, kur buxheti dhe ekonomia familjare e njerëzve që e duan Kosovën po sfidohen” thuhet në reagimin e AAK-së.

Lexo po ashtu:

Shala: Pushteti i LVV-së ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Juventusit sezonin…