AAK në Gjakovë mbështet fuqishëm Lahi Brahimajn dhe numrin 61 të koalicionit AAK-PSD
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Lahi Brahimaj ka marrë mbështetje të fuqishme nga dega e AAK-së në Gjakovë.
Sipas një njoftimi të lëshuar për media nga AAK në Gjakovë, numërohen disa arsye pse duhet votuar Lahi Brahimaj.
Njoftimi i plotë:
Lahi Brahimaj, kandidati për deputet që bart numrin 61 në kuadër të koalicionit AAK-PSD, sonte ka marr mbështetje të gjerë nga bashkëluftëtarët, familjarët dhe dashamirët e tij. Takimi është mbajtur në Hotel Pashtriku në Gjakovë në një atmosferë fituese të koalicionit të prirë nga Ramush Haradinaj 100% shtet.
Kush është Lahi Brahimaj?
Lahiu ishte ushtar e udhëheqës në luftë, mbrojtës i luftës së drejtë në Tribunalin e Hagës, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së dhe sot njëri nga ne, që me punë e djerse e mban familjen dhe shërben si një motiv i mirë për gjeneratat e reja që e duan këtë vend.
Pse duhet votuar Lahiu?
Sepse vendi ynë ka nevojë të përfaqësohet nga njerëz që e duan me zemër Kosovën, me territorin e saj të plotë dhe që nuk e harrojnë e shkelin gjakun e atyre që u flijuan për këtë vend.