AAK në proces të brendshëm zgjedhor, i jep mbështetje Qeverisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë, ku ka diskutuar për zhvillimet politike e institucionale në vend si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti.
Kryetari i AAK-së dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka informuar bashkëpartiakët e tij për përpjekjet që po bëhen në adresimin e çështjeve me prioritet për vendin, duke përfshire avansimin e zhvillimit ekonomik, por edhe çështjen e demarkacionit.
“Këshilli Drejtues i AAK-së ka vendosur që të vazhdohet me procesin zgjedhor në degët e AAK-së, në mënyrë që zgjedhjet në parti të përfundojnë brenda afatit, thuhet tutje në njoftim, derisa sqarohet gjithashtu se Këshilli Drejtues është përcaktuar që ky proces zgjedhor në AAK, njëkohësisht të jetë proces i përfshirjes së kuadrove të reja në të gjitha nivelet e organizimit në parti”, është thënë në një komunikatë për medie.