
AAK-NISMA, sa deputetë siguroi secila parti
Në listën e fundit të përditësimit nga numëri i votave, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë mbi 36 mijë vota, ndërsa Fatmir Limaj nga NISMA, ka marrë mbi 21 mijë vota.
Daut Haradinaj ka mbi 20 mijë vota, teksa Time Kadrijaj e Bekë Berisha kanë mbi 12 mijë vota, secili veç e veç.
Nga ky koalicion kanë marrë mbi 10 mijë vota edhe Arbëreshë Krasniqi, Lahi Brahimaj e Vesel Krasniqi.
Xhevahire Izmaku dhe Ardian Gjini kanë mbi 9 mijë vota.
Megjithatë këto dy parti me rezultatin final dhe kuotën gjinore do t’i kenë nga katër deputetë.
Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Time Kadrijaj e Bekë Berisha nga AAK dhe Fatmir Limaj, Arbëreshë Krasniqi, Vesel Krasniqi e Xhevahire Izmaku. Nga këto rezultate shihet që Lahi Brahimaj bie nga lista, por vendimtare do të janë votat e diasporës dhe votat me kusht që mund të ndryshojnë renditjen.
Lista e plotë: