AAK prezanton kandidatin e radhës për deputet, Kushtrim Xhemajlin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka prezantuar kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Kushtrim Xhemajlin. Kështu ka bërë të ditur vet Xhemajli në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Sot, zyrtarisht mora besimin nga kryetari Ramush Haradinaj për t’i hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka bërë të ditur Xhemajli.
Njoftimi i plotë i Xhemajlit:
Sot, zyrtarisht mora besimin nga kryetari Ramush Haradinaj për t’i hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kësaj gare po i hy me bindje të plotë që do ta përfaqësoj vullnetin e qytetarëve jo vetëm të Gjilanit e Anamoravës por të tërë Kosovës, por me theks të veçantë të brezit tim.
E kisha për nder që kaq vite të jem pjesë e një ekipi të mrekullueshëm të Aleancës, si në grupin parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe si Zëdhënës i partisë tash e dy vjet. Të gjithë e dinë që Aleanca funksionon si familje e madhe, mbi parime e vlera që i ndajmë bashkë edhe kur jemi pozitë edhe kur jemi opozitë, pa lëvizur nga binaret e lojalitetit ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, ashtu sikurse e duam të gjithë, të fortë, të rreshtuar drejt dhe shtëpi të të gjithëve. Të qenurit në familjen e madhe AAK, e trashëgoj edhe nga babai im Selami Xhemaili, i cili që nga themelimi i AAK-së në Gjilan ka bartur përgjegjësi të ndryshme, dhe gjitha detyrat i ka kryer me nder.
Jam pafundësisht mirënjohës për besimin e dhënë nga kryetari Ramush Haradinaj, dhe strukturat e AAK-së që unë të jem në listën garuese për deputet!
Na priftë e mbara!