AAK-PSD mbylli fushatën në Gjakovë, ja mesashi i Haradinajt në ‘Facebook’
Koalicioni AAK-PSD ka mbyllur fushatën parazgjedhore në Gjakovë.
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se Gjakova e di me saktësi se cilat janë interesat jetike të shqiptarëve dhe për drejtimin që duhet marrë përballë sfidave e kthesave historike.
“Sonte Gjakova i dërgoi porosi të fuqishme tërë vendit se më 6 tetor, koalicioni AAK-PSD dhe numri 119 është e vetmja siguri për Kosovën sovrane në tërësinë e saj territoriale. Kosova tradicionalisht për ta ruajtur qenien e saj, sovranitetin dhe lirinë, e ka pyetur Gjakovën dhe i ka ra mirë gjithmonë. Gjakova dhe Kosova pa u lëkundur i thonë jo nivelit të tretë të pushtetit, duke ruajtur tërësinë territoriale të shtetit, me taksë deri në njohje reciproke. Këtë herë Kosova e di se Gjakova ka vendosur për konceptin 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Një vend që kurrë nuk është nënshtruar, është dëshmi se vullneti i sovranit gjithmonë ngadhënjen dhe Gjakova po e di qysh sonte fituesin e 6 tetorit, koalicionin 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.