AAK-së i bashkohen dhjetëra aktivistë nga Malisheva
07 qershor 2019
| 18:09
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot iu kanë bashkuar dhjetëra aktivistë nga rajoni i Malishevës.
Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan dhjetëra aktivistë nga rajoni i Malishevës. Të rinj të zot, kuadro profesioniste, sipërmarrës dhe asamblistë të Kuvendit Komunal të kësaj komune dhe me biografi të pasur, vendosën t’i bashkohen vizionit të AAK-së dhe ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politik, në interes të vendit nga vijnë, por edhe gjithë Kosovës. Mirë se erdhët në familjen tonë!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/