AAK-së i bashkohen dy zyrtarë të AKR-së
23 nëntor 2018
| 17:05
Asamblistja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Fidane Hasani, dhe kryetari i Forumit Rinor të AKR-së në nivel vendi, Blerim Kelmendi, të premten iu kanë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Aderimi i tyre është bërë gjatë një takim me liderin e AAK-së njëherësh kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj i cili është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të AAK-së, Hasani dhe Kelmendi kanë thanë se po i bashkohen kësaj partie për të kontribuar në të mirë të vendit.