AAK-së i bashkohet disa personalitete nga Ferizaj dhe Vitia
Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kësaj partie i janë bashkuar disa veprimtarë nga Ferizaj dhe Vitia.
“Besimi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si parti me vizion të qartë kombëtar dhe shtetëror po rritet përditë në tërë vendin. Nga sot, me Aleancën janë bashkuar veprimtarë dhe profesionistë të shquar nga Vitia dhe Ferizaj. I nderuar që Prof. Dr. Nijazi Halili, inxhinieri Halil Musliu, ekonomisti Enver Sahiti dhe sipërmarrësi Nuredin Retkoceri, po bashkërrugëtojnë me vizionin e AAK-së, për ta bërë realitet projektin 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Po ashtu, Haradinaj ka bërë me dije se AAK-së i është bashkuar edhe Granit Shala, i cili do të jetë kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie.
“Mirëpres kandidaturën me Aleancën për deputet në Kuvendin e Kosovës të Granit Shalës, sipërmarrësit të suksesshëm nga Mönchengladbach, kompania e të cilit operon në tërë Gjermaninë. Një shembull i mirë i një shqiptari në diasporë, i cili kam besim të plotë se do t’i japë krah të fortë konceptit 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/