Ish-kryetari i Vitisë i bashkohet AAK-së
07 gusht 2019
| 12:44
Ish-kryetari i komunës së Vitisë, prof. dr. Samet Dalipi, është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë me dije deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
“Sot AAK-së ju bashkua ish kryetari i Vitisë, prof. dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane. Suksese profesor”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Faceboook”.
/Epoka e re/