AAK-së i bashkohet një aktivist i çështjes kombëtare
13 maj 2019
| 17:07
Sot radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ju ka bashkuar aktivist i shquar i çështjes kombëtare nga Drenoci i Malishevës, Xhevdet Krasniqi.
Me këtë rast deputeti Daut Haradinaj ka thënë se me aderimin e Krasniqit AAK-ja do jetë e nderuar.
“Jam i nderuar me bashkërrugëtimin tonë politik me Xhevdet Krasniqin që me shumë vullnet po kyçet në radhët tona. AAK-ja do jetë e nderuar me angazhimin e tij dhe njerëzve që do bashkohen në të ardhmen e afërt. Respekt për familjen e nderuar Krasniqi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/