AAK e zyrtarizon: Smajl Latifi sërish kandidat për kryetar të Rahovecit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Rahovec, ku ka zyrtarizuar edhe për një mandat për kryetar komune, Smajl Latifin.
Haradinaj tha se kryetari Smajl Latifi, është model i një kryetari për punën e ndershme që e ka bërë, për transparencën e vlersuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare.
“Vëllezërit dhe motrat tona në diasporë, janë njerëzit që e dojnë më së shumti Kosovën. Në kohët më të vështira e ndihmuan Atdheun. Nuk janë ata njerëz që e ndihmojnë mashtrimin. Pra, nuk do ta ndihmojnë mashtrimin diaspora e jonë. Nuk mundet me i mashtru ata, pasi që nuk jetojnë këtu. Kanë mendu se e kanë më lehtë, pasi që nuk jetojnë këtu. Po, nuk është lehtë me mashtru diasporën”, tha Haradinaj.
Tutje ai tha se nuk është kundër ndryshimit, e kështu e ka mbështet edhe ndryshimin në zgjedhje nacionale, mirëpo ka ndodhur ajo që ju ka frikësuar më së shumti, në vend se me marr ndryshimin po e marrim mashtrimin.
“Ndodhi ajo që më së shumti ja kam pasur frikën, nga kjo Qeveri, në vend se me marr ndryshimin ne po e marrim mashtrimin nga ta. Kurr se kam pritur që ka me mu deshtë mua, që në Parlamentin e Kosovës që për shkak të kryetarit të juaj Smajl Latifi, me i mbrojt subvencionet dhe mos me ju hjek 400 euro. Mos të kishte ndodhur alarmi që e ka dhënë kryetari i juaj Smajl Latifi, ishte duke ndodhur sanksioni për fermerët, vreshtarët dhe të tjerëve, duke ju hjekur ato subvencione”, tregoi Haradinaj. /Reporteri.net/.