AAK tërhiqet nga koalicioni qeverisës me PDK’në në Prizren

03 janar 2024 | 20:18

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, më herët ka njoftuar se është tërhequr nga koalicioni me PDK-në në Prizren.

Përmes njoftimit të bërë në Facebook, AAK’ja ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak se kohëve të fundit, Shaqir Totajt nuk ka konsultuar partnerët.

Postimi i plotë:

Komunikatë për media

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren.

Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës.

Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.

Aleanca është dhe mbetet subjekt serioz politik dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West dhe Bianca u martuan vetëm një muaj pas…