Aaron Carter ndahet nga e dashura
06 gusht 2019
| 11:39
Këngëtari 31-vjeçar dhe artistja 28-vjeçare konfirmohet se kanë prishur marrëdhënien e tyre, raporton “Page Six”. “Unë dhe Lina kemi vendosur të ndahemi. Unë me të vërtetë shpresoja se kjo do të ishte ajo që zgjat përgjithmonë. Ne madje kishim biseduar edhe për të pasur fëmijë, por marrëdhënia përfundimisht u bë e pashëndetshme. Kam kaluar kaq shumën jetë dhe jam duke u përpjekur të mësoj nga gabimet e mia. Unë mendoj se ky vendim ishte gjëja e pjekur për të bërë. Do të vazhdoj të përqendrohem në muzikën time, turneun tim dhe fansat e mi. Shpresojmë që shpirtin tim binjak do ta takoj së shpejti”, ka thënë Aaron në një deklaratë.