Abakarov dhuron spektakël në Paris, siguron një biletë për në çerekfinale

08 gusht 2024 | 12:14

Mundja mbetet shpresa e vetme e Shqipërisë për të siguruar një medalje olimpike në “Paris2024”. Zelimkhan Abakarov nuk zhgënjeu në sfidën e parë, madje dhuroi spektakël duke marrë kualifikim vetëm në limite.

Përballë mundësit nga Guinea Bisau, Abakarov fitoi me pikë, 7-6.

Mundësi kuqezi nuk e nisi mirë ndeshjen duke e gjetur veten në dizavantazh 5-1 në periodën e parë. Në fraksionin e dytë, mundësi nga Guinea Bisau e thelloi diferencën në 6-1, por në minutën e fundit, Abakarov arriti të rikuperojë duke marrë 6 pikë që i dhuruan një biletë për në fazën çerekfinale me rezultatin 7-6.

Në këtë fazë, Abakarov do të përballet me mundësin Indian Aman Aman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është takuar me ambasadorin e…