Abazi: 236 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin ‘Duam zgjedhje’
Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë me dije se 236 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin “Duam Zgjedhje”, i cili është iniciuar nga kjo lëvizje.
Ai ka thënë se këto nënshkrime janë kundër qeverisë ilegale të presidentit Hashim Thaçi.
“236 mijë nënshkrime kundër qeverisë ilegale të Thaçit, të pas mesnatës për të bërë një qeveri që nuk u zgjodh asnjëherë nga vota, edhe atëherë kur kandiduan për kryeministër edhe tani me 6 tetor nuk i votuan për të qeverisur!”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Abazit:
236 mijë nënshkrime deri sot dhe vazhdojmë me kërkesën për zgjedhje!
236 mijë nënshkrime kundër qeverisë ilegale të Thaçit, të pas mesnatës për të bërë një qeveri që nuk u zgjodh asnjëherë nga vota, edhe atëherë kur kandiduan për kryeministër edhe tani me 6 tetor nuk i votuan për të qeverisur!
236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë për të hapur sytë me gisht atyre që në emër kinse të demokracisë e vjedhin vullnetin demokratik të qytetarëve!
236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, kundër vendimit të falsifikuar të gjykatës kushtetuese për dekretin jokushtetues të presidentit shpifës!
I kujt është ky shtet? -nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnates dhe njeriut që ka vendim të prerë-dënim nga gjykata, kjo qeveri e Thaçit është për të financuar ndarjen dhe për të mbuluar sistemin e krimit dhe korrupsionin, favoret për pseudo- gazetarët e portalet e yellow press dhe kontratat e lobimit.
236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë genjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediet sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propagandë.
236 mijë dhe vazhdojmë bashkë sepse jemi shumë e të pandalshëm.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157176202835718&set=a.10150489335385718&type=3&theater