Abazi akuzon Kurtin: Privatizimi po vazhdon, mashtrimi në vend të premtimit
06 prill 2024
| 16:53
Haki Abazi, deputet i pavarur, që dikur ishte pjesë e VV-së, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Në shkrimin e tij, Abazi, ish-dyshi i Qeverisë Kurti 1, është marrë me një proces shumë specifik.
Abazi ka kritikuar privatizimin që po ndodh ende, ndonëse VV-ja kishte premtuar ndalimin e tij.
Sipas Abazit, aktualisht ka mashtrim në vend të premtimit.
“Privatizimi po vazhdon, sot valë e re e privatizimit!
Mashtrimi në vend të premtimit!” – shkroi ai.