Abazi, anëtar i ri Bordit të FHK-së

16 maj 2018 | 11:01

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini, me qëllim të funksionalizimit të Bordit të FHK-së para sfidave të radhës, të cilat e presin në periudhën e ardhshme qoftë me kombëtaret apo garat e klubeve, në bazë të kompetencave nga statuti i FHK-së, emëroi anëtarë të ri të Bordit të FHK-së me mandat dyvjeçar punëtorin e devotshëm sportiv, afaristin e njohur ferizajas Lulzim Abazi.

Ky i fundit edhe më herët ka qenë anëtar i Bordit të FHK-së në periudhën 2005-2010, kurse nga viti 2002 dhe deri më sot ishte në krye të Kastriotit me një pauzë dyvjeçare, dhe kontributi i tij në sukseset e KH Kastrioti ishte i madh.

 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andres Iniesta ende nuk ka vendosur se ku do ta…