Abazi, Bahtiri e Sveçla i bindin 35 minatorë e rinj ta ndërpresin grevën

03 mars 2020 | 10:59

35 minatorë të rinj dje ishin ngujuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stan Terg, duke u futur në grevë për shkak se kishte paralajmërime që konkursi i pranimit të tyre do të anulohet.

Për të biseduar me ta në orët e vona në minierën e Stan Tergut kishin shkuar zëvendëskryeministri Haki Abazi, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Veriu.info mëson se greva ka përfunduar rreth orës 00:40 pas mesnatës, pasi që minatorët e rinj janë bindur që ta ndërpresin grevën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë…