Abazi: Biseda Kusari-Radoiçiq, taktikë e Kurtit për të manipuluar qytetarët
11 tetor 2024
| 13:25
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se bisedat e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiq, janë taktika të kryeministrit Albin Kurti.
“Ua kemi borxh shqiptarëve që ta zbërthejmë deri në fund bisedat e Mimoza Kusarit janë taktika të Albin Kurti, për të mbërritur tensionin e mjaftueshëm për të manipuluar qytetarët”, ka thënë Abazi.
Po ashtu, Abazi ka thënë nga foltorja e Kuvendit se për të mbledhur poenta politike nga pozita në shtet, janë shitur interesant e vendit.
“Duke u munduar të mblidhen poenta politike, janë shitë interesant e vendit”, ka thënë Abazi.