Abazi e quan ‘palaço’ Kurtin: Me 100 euro do me ble votën, dinjitetin dhe integritetin e pensionistit

22 dhjetor 2024 | 13:17

Deputeti i AAK-së, Haki Abazi është shprehur në terma të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas vendimit në kohë zgjedhje që të ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

Abazi ka thënë se Kurti është një palaço dhe se po tetton ta blejë votën me 100 euro.

Kurti është në panik, populli e ka kuptuar që përveç llafeve dhe paranojës politike nuk di tjetër, punë nuk di e as nuk mund të bëjë. Ai do me ble votën dhe dinjitetin dhe integritetin e pensionistit me 100 euro. Çmimet e barnave dhe ushqimit janë 200% më të larta se në fillim të mandatit. Një denim me makinë është 70 euro minimumi e sot u jep lëmoshë pensionistëve 100 euro a sigurim shëndetësor nuk kanë dhe mbi 200 mijë fëmijë të këtyre pensionistëve e kanë lëshuar Kosovën. Turp palaço!”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Korrupsion i hapur”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të…