Abazi: Haradinaj po bën debat për gazin amerikan me qëllim që të shesë tokat rreth mihjeve të qymyrit

18 nëntor 2021 | 12:27

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se diskutimi për gazsjellësin amerikan po shfrytëzohet për qëllime të tjera.

Ai ka deklaruar se asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se qasja e Kosovës karshi gazsjellësit është problematike.

Sipas tij, Haradinaj po bën debat për gazin amerikan me qëllim që të shesë tokat rreth mihjeve të qymyrit.

“Që 17 vjet është tentuar të ndërtohet një termocentral qymyri me financa private. Ju Haradinaj keni udhëhequr procesin e nënshkrimit të marrëveshjes me ContourGlobal  i cili e vendos Kosovën në pozitën më të vështirë të tranzicionit energjetik. Keni bërë marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit dhe atë për blerjen e energjisë e cila trefishon koston e energjisë elektrike po të zbatohej. Kjo do të thotë se nuk është brengosje për qytetarët, por brengosje për përfitimet. Përfitime të atyre që kanë blerë toka rreth mihjeve të qymyrit që një ditë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, ato toka të shiten te operatori i termocentralit. Tregoni qytetarëve pse po doni në vazhdimësi me përdor Amerikën për të mbuluar interesin privat dhe përfitimet e grupeve klanore? Tokat që janë blerë në pjesën e mihjeve të qymyrit janë toka që ju pritni t’i shitni në formën e eksploatimit. Keni një njeri në MCC që po ju shtyn që të krijoni debat të panevojshëm dhe të kotë që s’ka të bëjë asgjë me Amerikën, por ka të bëjë me ju dhe interesin e juaj personal”, ka deklaruar Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ende nuk po arrin një marrëveshje me Niklas…