Abazi, Haradinajt: Cili shërbim sekret të ka kthyer nga burgu në Francë drejt në kryeministri?

20 maj 2021 | 16:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili gjatë seancës së Kuvendit ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a është rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Me këtë rast, Abazi ka thënë se duhet të pyetet Haradinaj se cili shërbim sekret e ka kthyer nga burgu në Francë drejt e në kryeministri.

“Në pyetjen e zotit Haradinaj që mendoj që në gjuhën parlamentare nuk duhet të ekzistojë ajo formë e poshtërimit të njerëzve të cilët kanë përgjegjësinë dhe mandatin nga mbi 50 për qind  të popullatës dhe e kthen gjuhën parlamentare në një konflikt të panevojshëm, bën njëfarë lloj helmimi të opinionit publik në formën e pyetjeve se cili shërbim sekret e ka rekrutuar kryeministrin. Rrjedhimisht ngrit çështjet të cilat zotin Haradinaj duhet pyetur se  cili shërbim sekret e ka kthyer nga dhomat e burgut në Francë drejt e në kryeministri”, ka thënë Abazi në Kuvendin e Kosovës.

 

Haradinaj, Kurtit: A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg?

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 22 për, 56 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i…