Abazi i dërgon mesazh Kurtit: Pranimi i çfarëdo asociacioni do të ishte vetëvrasje politike
27 shkurt 2023
| 15:06
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se pranimi i çfarëdo marrëveshjeje për Asociacionin do të ishte vetëvrasje politike.
“Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e çfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Abazi ka thënë se “mospranimi i planit franko-gjerman është vetëvrasje politike e ngadaltë më shumë pasoja”.
“Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale”, ka shkruar Abazi.