Abazi kërkon nga prokuroria ta hetojë makinerinë e lajmeve të rreme të Vetëvendosjes
30 nëntor 2023
| 12:14
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë hetimet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për lajme të rreme.
Në seancën e Kuvendit, ku është duke u diskutuar për Raportin e Progresit, ai ka thënë se ky është fenomen i rrezikshëm në Kosovë, i cili dëmton demokracinë në vend.
“Është serioze gjendja e gjenerimit të ‘fake news’ në Kosovës. Është serioze manipulimi me publikun. Është serioze makineria e Vetëvendosjes, që unë i bëj thirrje prokurorisë nga kjo foltore që të bëjë hulumtim dhe të kërkojë burimet e gjenerimit të informacionit të rrejshëm. Sepse është rrezik për demokracinë. Është rrembin i realitetit dhe vazhdon të jetë formë e qeverisë së gabuar në Kosovë”, ka thënë Abazi.