Abazi: Kosovës nuk i duhet gjendja e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme
12 korrik 2020
| 12:38
Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.