Abazi: Kur u intervistova në prokurori për rastin Dehari më kërcënoi një matrapaz polic me revole
23 nëntor 2023
| 13:49
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka treguar një detaj të padëgjuar lidhur me intervistimin e tij nga prokuroria lidhur me rastin e Astrit Dehari.
Ai ka thënë se gjatë intervistës ka qenë një polic me revole.
“Një matrapaz nga Policia e Kosovës që e ka nxjerrë revolen gjatë intervistimit tim. Ku e di ministrja e Drejtësisë se çka kam thanë në prokurori? Gënjeshtër, e ka pyetur matrapazin aty, njerëzit që vijnë me revole me kërcënuar njerëzit që kanë informacione. Nuk është e rëndësishme se çfarë informacione ka atje. Është e rëndësishme që ministrja ka dështuar me punuar me institucionin”, ka thënë Abazi.