Abazi: Kurti dha urdhër për shkarkimin tim, ai është në kërkim të atyre që duan rrëzimin e qeverisë
16 shkurt 2023
| 10:29
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se Albin Kurti ka dhënë urdhër për ta shkarkuar atë nga posti i kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme meqë “është duke kërkuar njerëz për shkarkimin e tij”.
“Kureshtja sot është për arsyen që ka sjellë deri tek urdhri nga kryeministri Kurti për shkarkimin tim. Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria. Dy vite pas marrjes së mandatit Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”, ka deklaruar Abazi.