Abazi: Kurti e ka sjellë punën që Shpend Ahmeti të bëjë hajgare me të
Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka sjellë punën që të bëjë me të shaka një ish-kryetar komune, i cili për tetë vjet mandat ka ngulur kunja dhe ka bërë kifle, duke iu referuar ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas kritereve dhe praktikës “demokratike”, Ahmeti do të duhej të ishte kryetar i grupit parlamentar të LV-së në mandatin e ardhshëm.
“E ka sjellë punën Kurti me ba hajgare me të një kryetar komune, që për tetë vjet mandat ka ngul kunja dhe ka bë kifle. Sipas kritereve dhe praktikës ‘demokratike’ ky i dyti ish dashtë me qenë kryetar i grupit parlamentar të LV-së në mandatin e ardhshëm. Kopsht fëmijësh!”, ka shkruar Abazi.