Abazi: Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim shtyerjen e krijimit të institucioneve, po tenton me shitë mjegull

06 prill 2025 | 16:55

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e institucioneve”, pasi ai ka thirrur sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas së cilës u tha se Serbia po ndërhyn për sabotimin e formimit të institucioneve të reja.

“‘Qeni keq ta sjellë ujkun në torishtë’. Pas përplasjeve naive dhe fëmijnore për taksat me ShBA-të, Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyerjes së së afateve për krijimin e institucioneve. Në publik kanë filluar të i dalin si diskurs për kinse sulm të Serbisë mbi Kosovën, në kohën kur NATO po rritë edhe më shumë zotimin për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Dmth po tenton me shitë mjegullën që pjesërisht ua shiti 16% të trupit elektoral në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak më shumë se një javë kohë i ka mbetur…