Abazi: Kurti me mendësi përçarëse, po i detyron ministrat të flasin kundër policisë e prokurorisë
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke i detyruar ministrat e tij të dalin me video kundër prokurorisë dhe policisë.
Sipas tij, një veprim i tillë i Kurtit është rrënim i demokracisë dhe parimit për ndarjen e pushteteve.
Ai ka thënë se Kurti është vazhdim i sistemit të kalbur politikë dhe me mendësi përçarëse.
“Shkuarja e Kurtit në Greqi ku nuk ishte ftuar Rama për shkak të rastit të Bejlerit nga Himara, tregon sa i interesuar është Kurti për interesin e kombit. Me Ramën është përplasur për teke personale dhe për egot e majtistëve egocentrik e inatçorë, e që në fund pësojnë qytetarët. Por, Shqipëria e ka njohur dhe e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë Kosovën. Kosova e ka Shqipërinë aleatin e përjetshëm në ditë të bardha e të zeza. Greqia nuk e njeh Kosovën. Asnjë shqiptarë në veriun e Greqisë nuk ndjehet i sigurt me u deklaruar shqiptar e as me fol gjuhën shqipe hapur. A nuk është çështje kjo gjë? Po çamët a janë çështje? Kur u bë Kurti mik i Micotakis, të djathtëve grek përderisa hezitoi që të uronte kryeministren e Italisë Meloni për fitoren pikërisht pse ishte e djathtë. Unë këtu jam me Ramën dhe Himarën, ndërsa Kurti le të vrapoj poshtë e përpjetë në koordinim me Radojçiqin e Micotakisin ndoshta ata na sjellin Abetaren – apo Ardian Gola – kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Abazit:
Konferenca e të premtes
Kurti po i detyron ministrat të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe kundër policisë. Ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar për ndarjen e shtyllave të pushtetit.
Paaftësinë për të qeverisur nuk e mbulon dot duke krijuar konflikte me të gjithë. Sistemi i drejtësisë ka shumë mangësi, por nuk është punë e as përgjegjësi dhe është kundërkushtetuese që kryeministri dhe ministrat e tij servil të bëhen vlerësuesit e sistemit të drejtësisë e aq më pak të policisë.
Ky nuk është ndryshimi, Kurti është vazhdimi i sistemit të kalbur dhe mendësisë përçarëse!
Shkuarja e Kurtit në Greqi ku nuk ishte ftuar Rama për shkak të rastit të Bejlerit nga Himara, tregon sa i interesuar është Kurti për interesin e kombit. Me Ramën është përplasur për teke personale dhe për egot e majtistëve egocentrik e inatçorë, e që në fund pësojnë qytetarët. Por, Shqipëria e ka njohur dhe e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë Kosovën. Kosova e ka Shqipërinë aleatin e përjetshëm në ditë të bardha e të zeza. Greqia nuk e njeh Kosovën. Asnjë shqiptarë në veriun e Greqisë nuk ndjehet i sigurt me u deklaruar shqiptar e as me fol gjuhën shqipe hapur. A nuk është çështje kjo gjë? Po çamët a janë çështje? Kur u bë Kurti mik i Micotakis, të djathtëve grek përderisa hezitoi që të uronte kryeministren e Italisë Meloni për fitoren pikërisht pse ishte e djathtë. Unë këtu jam me Ramën dhe Himarën, ndërsa Kurti le të vrapoj poshtë e përpjetë në koordinim me Radojçiqin e Micotakisin ndoshta ata na sjellin Abetaren – apo Ardian Gola – kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim!
Në mbledhjen e qeverisë pas kthimit, Kurti raporton me formulim demagogjik, fund e krye gënjeshtër dhe i frikësuar që mediet dhe qytetarët janë duke lexuar pasigurinë e tij për përshkrimin e vizitës. As taktike as strategjike, por fjalime nga dëshpërimi dhe dështimi. Fiasko kombëtare, nuk e pret kryeministrin e Shqipërisë por me vrap shkon në Greqi për të krijuar përcepcion të falsifikuar se nuk është i izoluar dhe mashtron opinionin për bisedat dhe me një fotografi- jepja dorën Zelenskit – ndërsa Vuçiqi del me marrëveshje për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës. Po kryeministër, Vuçiqi ishte në Athinë pavarësisht që nuk e përmend si me qenë fëmijë i klasës së tretë (pa libra) dhe po Rama – kryeministri i Shqipërisë, shtetit amë nuk ishte i ftuar në Athinë. Rroftë Çairi!
Me çfarë punë po merret Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës këto ditë?