Abazi: Kurti në Turqi për votat e myslimanëve rreth Kodit Civil, por s’i beson kush
Vizitën disaditore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi, deputeti Haki Abazi, e vlerësuar si përpjekje për t’i marrë “votat e myslimanëve” në ndërlidhje me kalimin e projektligjit për Kodin Civil në Javën e Krenarisë.
“Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë-duhet kthyer antenën drejt Turqisë”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Abazit:
Në Turqi për votat e myslimanëve, Greqia nuk kryen punë më!
Sa keq që Orhan Pamuk nuk është i vdekur, me shku te varri me ia bë dhuratë një tufë lule nga Holanda në mes të Stambollit bashkë me një vajzë, të bijën e JNA-s dhe me lexuar një parathënie të librit të tij “Muzeu i të pafajshmëve”, inspiruar nga “Fali o zot se nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.
Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë.
As LGBTQI as deputetët e përfaqësimit të besimtarëve myslimanë nuk janë më naivët për të besuar në përrallat e cirkut të një palaçoje që lulet e varrit i ka dëfrimin më të madh në karrierën e manipulimit komunist!
Edhe vajza 4-vjeç nga Gjakova ka mundur të jetë një shkrimtare si Orhan Pamuk, por ajo u vra në duart e luleve të Holandës dhe për të nuk shkruan më asnjë njeri. Ajo është në pritje të luleve të freskëta nga Holanda!