Abazi: Kurti qëllimshëm po i dëmton komunat, vetëm pse nuk i ka fituar ato
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me qasjen e tyre karshi pushtetit lokal.
Abazi në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se komunat po dëmtohen qëllimshëm për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka fituar pushtetin që ka dashur në zgjedhjet e fundit komunale.
“Sulmi ndaj komunave e ka djallëzinë brenda. Zgjedhjet lokale e kanë goditur Kurtin, i cili ka menduar që për shkak të 50 për qind të votave qe i ka fituar në nivelin qendror, në mënyrë zinxhirore ka me marrë pushtetin lokal”.
“Forma si dëmtohet buxheti lokal është me i tregu qytetarit, që në fakt është komuna që nuk është në gjendje me i ofruar shërbime parësore qytetarit. Është gabim me shkatërruar besimin te niveli komunal, pavarësisht kush është në qeveri”.
“Neve na duhet me forcuar besimin mes qytetarit dhe qeverisjes komunale. Djallëzia për me ia bë të pamundur komunës me i dalë përballë nevojave të qytetarëve është politikë e gabuar”, ka thënë Abazi.