Abazi, LDK-së: Po e ktheni PAN-in me vota të Vjosa Osmanit

13 prill 2020 | 15:40

Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas lajmit se LDK-ja është duke bërë përgatitjet e para për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se LDK-ja është duke kërkuar koalicion me PAN-in, mirëpo, jo përmes Vjosa Osmanit që e kishin në zgjedhjet e fundit si kandidate për kryeministre.

“LDK-ja e vërtetë duhet zgjuar dhe duhet t’i thërrasë ndërgjegjes për përgjegjësinë që ka ndaj shtetit dhe pavarësisë. As Vjosa Osmani e as Donika Gërvalla nuk mund të injorohen dhe as me qindra mijëra votues”, ka shkruar Abazi.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156977780980718

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron është gati të njoftojë zgjatjen e…