Abazi mban takim virtual me homologun e tij nga Bosnja, diskutojnë për zhvillime rajonale

21 qershor 2021 | 16:18

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvend të Kosovës, Haki Abazi, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Safet Softic.

Lajmin e ka bërë me dije Abazi nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, duke treguar se Softicin ka  diskutuar për zhvillimet rajonale.

“Diskutuam zhvillimet rajonale dhe mundësinë për intensifikim të marrëdhënieve përbrenda kornizave që karakterizojnë raportet fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, perspektivën Evropiane të rajonit dhe përmbushjen e kriterit për fqinjësi të mirë”, ka njoftuar Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E vetmja gjë e sigurt në Grupin B është fakti…