Abazi me akuza të rënda ndaj Kurtit: Me kancer fushatë elektorale
20 maj 2024
| 14:25
Deputeti i Kuvendit të Kosovës që dikur ishte zëvendëskryeministër i Albin Kurtit, Haki Abazi, ka bërë akuza në drejtim të pushtetit.
Ai ka akuzuar Kurti se po bën fushatë elektorale me “kancerin”, pasi kryeministri të hënën ka marrë pjesë në ceremoninë e renovimit të Klinikës së Onkologjisë.
“Me kancer fushatë elektorale – gërrdi. As nuk më habit mundësia që pas refuzimit për të pranuar Edi Ramën në vizitë dhe përçarjes totale mes shqiptarëve nuk do të ndodhë ndonjë greqizim i Qeverisë së Kosovës!”, ka shkruar Abazi “Facebook”.