Abazi me kritika për qeverinë Kurti: Dështimi i radhës në sektorin energjetik

21 gusht 2023 | 14:32

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti në lidhje me qasjen e tij ndaj sektorit të energjisë.

Ai ka thënë se ky sektor është dështimi i radhës së tij. “Dështimi i radhës në sektorin energjetik! Para katër ditëve në prezencë e me fjalim të Kurtit u hap mundësia për aplikim për intervenim për rritje të efiçiencës të përdorimit të energjisë dhe për pajisje efiçiente. Nismë për të thënë e për të përshëndetur. Afati për aplikim sipas raportimeve është mbyllur pas dy ditëve. Çfarë të thuhet, si të shpjegohet apo kush janë këta njerëz që shtetin e shohin si lodër fëmijësh. Natyrshëm Kurti del në konferencë për shtyp me ministrat kur duhet të përfitoj ndonjë poen, por ngaqë thellësisht manipulator nuk paraqitet kur dështimi është i qartë dhe pas dy dite mbyllet konkursi”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Ai ka thënë se pajisjet efiçiente dhe subvencionimi tyre si program është aplikuar me vite në Kosovë me fondet e Bashkimit Evropian.

“Përfituesit kanë qenë shitësit e pajisjeve, frigoriferë, shporeta, bojlerë, ujtitë etj. D.m.th ky program është i dështuar sepse pajisjet blihen dhe kthehen për të përfituar diferencën në kesh. Pyetni ekspertin nga Shqipëria që ka udhëhequr këtë program në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas Abazit, ky lloj subvencionimi sikur edhe në rastin e pompave termike e prish tregun, sepse sipas tij, ngrit kërkesën pa nevojë dhe rrjedhimisht edhe çmimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-kryeministrin e parë…