Abazi: Mustafa të merret në pyetje nga prokuroria për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit

28 qershor 2020 | 13:05

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Isa Mustafa ka njohuri për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar që Mustafa të merret në pyetje nga prokuroria për rastin e Krasniqit dhe çështjen e tre 3 përqindëshit.

“Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…”

“Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj. Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka uruar mirëseardhje të…