Abazi në seancë si pjesë e grupit parlamentar të AAK-së
02 dhjetor 2024
| 11:38
Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiti, ka njoftuar se nga sot ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi do të jetë pjesë e GP të AAK-s. Deputeti Abazi tashmë ka ndërruar edhe ulësen në Kuvend. Ai tashmë ka zënë ulësen krah deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.
“Pjesë e GP të AAK tash e tutje do të jetë Haki Abazi dhe do të jetë anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal”, tha ai.