Abazi ngushëllon familjen Kafexhiu nga Rahoveci

08 maj 2020 | 14:42

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka ngushëlluar familjen Kafexhiu nga Rahoveci, e cila ka humbur familjarin e tyre si pasojë e Covid-19.

“Ngushëllime të sinqerta për familjen nga Rahoveci që ka humbur sot anëtarin e familjes nga sëmundja e COVID-19. Bashkëndjejmë dhimbjen dhe mërzinë me të gjitha familjet në Kosovë e gjithandej globit që janë prekur e kanë ndjerë pasojat nga kjo pandemi globale”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Abazi ka kërkuar nga qytetarët që ta mbajnë distancën fizike dhe sociale në këtë kohë të pandemisë.

“Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdeshëm dhe të përgaditur me të gjitha masat që të mbrojmë jetët e secilit. Distanca sociale e fizike dhe mbajtja e pastërtisë në nivelin më të lartë është forma më e mirë deri tani, përderisa nuk ka vaksinë e as ilaçe shëruese për COVID-19”, ka shkruar Abazi. (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 3 milionë amerikanë kanë kërkuar kompensime gjatë javës së…