Abazi nuk ndan shumë detaje pas intervistimit nga prokuroria për rastin Dehari

21 shkurt 2023 | 11:26

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nuk ka dhënë mjaft detaje lidhur me intervistimin nga Prokuroria Speciale për rastin e ish-aktivistit të ndjerë të këtij subjekti politik, Astrit Dehari.

Abazi, përpara mediave, ka thënë se prokuroria ka qenë korrekte në raport me të dhe se pjesa tjetër i takon drejtësisë.

“Kam marrë ftesën nga prokuroria, unë i jam përgjigjur ftesën. Prokuroria ka qenë jashtëzakonisht korrekte në procesin e intervistimit si dëshmitar. Të gjitha pjesët tjera janë pjesë e prokurorisë. Është çështje e prokurorisë të merret me këtë çështje dhe të realizojë drejtësinë”.

“Ajo që them unë edhe si deputet edhe si qytetar i  lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem që pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe qytetar në një shoqëri normale”, ka thënë Abazi.

Deputeti Abazi gjatë javës së kaluar i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta intervistojë edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Përgjatë ditës së djeshme është bërë me dije se Haxhiu për rastin Dehari është intervistuar më 18 janar. Ndërsa për Kurtin nuk dihet nëse është intervistuar nga prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari është lënduar në ndeshjen e fundit në Ligue 1…