Abazi numëron veprimet ‘antikushtetuese dhe antidemokratike’ të qeverisë Kurti

13 shkurt 2024 | 15:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka renditur disa nga gabimet antidemokratike dhe antikushtetuese të qeverisë Kurti.

Ai ka përmendur refuzimin e pyetjeve të deputetëve nga qeveritarët, dhënien në shfrytëzim të burgjeve për Danimarkën që sipas tij ka pasur kundërshtim.

Më tutje, ai ka theksuar edhe raportimin për atentat ndaj Kurtit të cilin e ka quajtur gënjeshtër, teksa për caktimin e komisionierit të FSK-së, ka thënë se është rrezikim i sigurisë kombëtare përzgjedhja e tij nga një “njeri pa legjitimitet dhe pas asnjë transparencë”.

“Këto veprime janë shkatërruese për rendin kushtetues dhe republikën parlamentar. Duhet seancë parlamentare urgjente për sjelljen jodemokratike dhe jokushtetuese të ekzekutivit. Ministrja e Drejtësisë duhet të thirret me urgjencë në Komisionin Parlamentar për deklarimet e rrejshme lidhur me marrëveshjen me Danimarkën”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abazit:

Është gabim, antidemokratike dhe antikushtetuese:

Të refuzohen pyetjet e deputetëve drejtuar ekzekutivit,

Të flitet me Danimarkën për dhënien e burgut të Gjilanit në përdorim përderisa ka refuzim të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës dhe në shoqërinë civile për këtë gjë,

Të gënjehet opinioni publik për kërcënime ndaj kryeministrit duke përdorur transmetuesin publik dhe duke keqpërdorur AKI-në dhe duke mos paraqitur asnjë fakt, as kundërshtim ndaj deklaratës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë që demanton qeverinë e Republikës së Kosovës.

Të përcaktohet Komisionieri i FSK nga një njeri pa legjitimitet dhe pas asnjë transparencë. Është edhe rrezikim i sigurisë kombëtare!

Këto veprime janë shkatërruese për rendin kushtetues dhe republikën parlamentar. Duhet seancë parlamentare urgjente për sjelljen jodemokratike dhe jokushtetuese të ekzekutivit. Ministrja e Drejtësisë duhet të thirret me urgjencë në Komisionin Parlamentar për deklarimet e rrejshme lidhur me marrëveshjen me Danimarkën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Haxhi Shalës, Ismet Bahtjarit dhe Sabit Januzit janë…