Abazi për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit: UÇK-ja kurrë s’mund të vendoset në bankën e të akuzuarave
Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka reaguar pas dorëzimit të aktakuzës së Prokurorit të Gjykatës Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se UÇK-ja kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarave, raporton “Epoka e re”.
“UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin shqiptar dhe flamurin shqiptar me besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari. UÇK-ja kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarave sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë. Vrasjet e patrioteve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.