Abazi për Kurtin: Me i falë tokë kishës ortodokse quhet tradhti, një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë

13 mars 2024 | 12:33

Deputetit i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër vendimin e kryeministrit Albin Kurti për njohjen e pronave për Manastirin e Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Abazi ka thënë se kjo më së paku quhet tradhti.

“Me përkujtuar masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë kishës ortodokse duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti”, ka shkruar Abazi “Facebook”.

Ai është lëshuar edhe në ofendime duke thënë se “një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë”.

“Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fytyrë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtynte drejt vdekjes!”, ka shkruar Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dorëzuar për çështjen e…