Abazi për LV-në: I pranuan në zyre ata që e vranë Afrim Bunjaku, më pas bën nderime te varri i tij
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se Vetëvendosja ka prishur punët me deputetët e saj për me kërkuar vota nga krimineli Milan Radojiçiq.
Abazi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka përmendur edhe rreshterin policor, Afrim Bunjaku, i cili është vrarë nga grupi terrorist i Radojiçiq.
“Nuk e di a më ka nëjtë më mirë ngaherë përshkrimi ‘i pavarur’ nuk kisha dashtë me i taku një grupi si ky për të cilin kam thënë para dy viteve se janë parazare të pista për me qelë pompa të benzinës, për me shti njerëz në punë, për anëtarët në borde të drejtëve, për të cilat LV-ja ka kritiku pushtetet e kaluara. I ka prishë punët me Haki Abazin, Emanin, Visarin, Fatmirin për me kërkuar vota prej Radojiçiq, le që ka kërkuar vota, i ka pranuar në zyre, qata që e kanë vra Bunjakun, pa turp shkon te varri i Bunjakut me bë nderime. Turp, për pompa të penzinës, punësim të familjarëve, borde të drejtorëve, këta janë të heshtur, kjo shumicë që u ka garantu qytetarëve ndryshim përmbajtjesor në zgjedhjet e fundit”, ka thënë ai.
Më tutje, Abazi ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë fytyrë të kërkojnë vota nga qytetarët.
“Nuk e kuptoj ku e ka atë fytyrë me dalë edhe me fole, ky është rrezik për shtetin, ky standard i bie që nuk kem shtet, nuk kem prokurori, i cili më merr mu në pyetje për ekspozimin e humbjes së mostrave të Deharit, ndërsa nuk e burgos njeriun që flet me njeriun që ka aktakuzë për rrezikim të sigurisë kombëtare. Nuk e di cili prej këtyre deputetëve ka fytyrë me kërkuar votë tek qytetarët më. Ka përfunduar ajo storie se të tjerët kanë bërë keq për 15 vjet”, ka thënë Abazi.