![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/Haki-Abazi.webp)
Abazi për LV-në: Ikja nga debati parlamentar për librin është qyqarllëk, kauzat e Kurtit dolën të rrejshme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dështimin e qeverisë për librat shkollorë për nxënësit.
Ai ka thënë se ikja nga debati parlamentar është “qyqarllëk”.
“Libri dhe udha e shkronjave janë të shenjta por Ikja nga debati parlamentar për librin është qyqarllëk. Kurti që dikur e digjte Kosovën me kauza e për kauza që sot dolën të jenë të rrejshme, sot nuk lejon deputetët e shumicës të vijnë në debat. Në formën e njëjtë për të mos u ballafaquar me faktin për poshtërimin e Parlamentit, deputetëve, veteranëve duke u koordinuar me Radojçiqin dhe Listën Serbe. Demokracia nuk ngulfatet, demokracia është fituar me gjak nuk mundet Kurti me mbyt debatin parlamentar”, ka Abazi në “Facebook”.