Abazi për postimin e Kurtit: Si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit

17 janar 2023 | 11:11

Deputeti i Vetëvendosjes ka reaguar pas deklaratës që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pesë vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Abazi ka thënë se Kurti nuk ka përkujtuar shumë figura të njohura si Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi, duke shtuar pyetjen se si u përkujtua Ivanoviq.

“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda.Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it?”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Abazi ka përmendur edhe rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë nga ushtari i FSK-së, duke thënë se “që aktin e ushtarit të FSK e gjykuam si krim barbar, ende pa ditur asnjë gjë”.

Kurti të hënën ka thënë se Ivanoviq ishte njëri i përkushtuar i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.

Postimi i tij ka ngjallur reagime edhe nga shoqëria civile,për faktin se Ivanoviq ishte i dyshuar për vrasje të civilëve shqiptarë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kujtuar se Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar për krime lufte, nga një panel i përbërë nga gjykatës të EULEX në vitin 2016.

“Rasti ishte kthyer në rigjykim. Ivanoviq ishte dënuar për vrasje të civilëve shqiptarë. Sot lehtësisht mund të gjenden deklaratat dhe përjetimet rrënqethëse të familjarëve të viktimave që dyshohet se janë vrarë dhe masakruar nën direktivat e Oliver Ivanoviq. Shteti i Kosovës e ka borxh të zbardh vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Kryeministri e as qeveria e Kosovës nuk ia ka borxh viktimave të krimeve të luftës, lartësimin e një të dyshuari për krime lufte”, ka shkruar Miftaraj.

Ivanoviq ishte edhe udhëheqës i të ashtuquajturve “rojat e urës”, në veri të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë  për…